Postuar: Prill 27, 2025 | 23:43
SUPERIORJA/ 12 gola në të gjitha ndeshjet, mësoni surprizat e javës së fundit
Sot u mbyll sezoni i rregullt i Kategorisë Superiore.
Në të gjitha ndeshjet u shënuan 12 gola. Partizani triumfoi kundër Elbasanit, ndërkohë Tirana fitoi derbin me Dinamon. Në duelet e tjera, Bylisi triumfoi në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-2, duke siguruar mbijetesën dhe duke rrëzuar korçarët në Kategorinë e Parë. Në dy duelet e tjera, Teuta mposhti Egnatian 2 me 1, ndërsa Vllaznia dhe Laçi u ndalën në barazim 1 me 1.
SUPERIORJA
PANORAMASPORT.AL













