Postuar: Korrik 2, 2025 | 22:25
Sulmuesi i lë para Europës, kur Martini ironizonte Vllazninë për të: E çuan edhe te Shënkolli
Ildi Gruda është çështje te Vllaznia para ndeshjeve të Europës. “Panorama Sport” mësoi se sulmuesi i kuqebluve nuk ishte i gatshëm në miqësoren e djeshme dhe ishte larguar nga grumbullimi në Slloveni.

Pakënaqësitë e kanë shtyrë sulmuesin për këtë vendim, ndërsa e ardhmja mbetet në “ajër”. Disa muaj më parë, pikërisht në nëntorin e kaluar, trajneri Edi Martini ironizonte me kuqeblutë për Grudën.
“Te Vllaznia duhet të më falënderojnë, sepse ia bëjmë lojtarët gati dhe i marrin të gatshëm. Aty e kishin, e çuan edhe te Shënkolli”, u shpreh Martini, kur ishte trajner i Teutës. Asokohe Vllaznia mposhti 2 me 1 Teutën, ndërsa golin e fitores për kuqeblutë e shënoi Gruda.
PANORAMASPORT.AL













