Strakosha tregohet i sinqertë: Të them të drejtën nuk e prisja të kualifikoheshim në “play-off”, ëndrra e të gjithë është Botërori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2025 | 21:41

Strakosha tregohet i sinqertë: Të them të drejtën nuk e prisja të kualifikoheshim në “play-off”, ëndrra e të gjithë është Botërori

Portieri Tomas Strakosha bëri disa pritje të mira deri në minutën e 70 të sfidës. Ai u shpreh se është i lumtur për kualifikimin në play off dhe se tani duhet të mendojnë për marsin.

bandicam 2025-11-16 20-40-23-031

“Shyqyr Zotit jemi në play-off, e kemi treguar gjithë edicionin që e kemi merituar të jemi, dimë që kemi bërë disa gabime që na kushtojnë edhe pikët, por në fund të fundit jemi aty dhe do të mësojmë nga gabimet dhe tani kemi një gjysmëfinale që është si finale për ne dhe shpresoj që të kualifikohemi në finale dhe të kemi ndeshjen në shtëpi se kur luajmë jashtë nuk është aq e bukur. Të them të drejtën nuk e prisja të kualifikoheshim në play off, kishim besim por grupi ishte i fortë, me Anglinë e dija që do ishte e vështirë, por që nga ndeshja e parë dhe deri tani besoj kemi treguar një rritje që kemi luajtur futboll, kam shumë besim te ekipi. Kemi 3-4 muaj përpara që të kthehemi në Kombëtare dhe të luajmë në gjysmëfinale, prandaj të përmirësohemi dhe të mos bëjmë gabimet që kemi bërë. Kemi eksperiencën tani, por edhe disa lojtarë që janë të rinj, e kemi rritur më shumë nivelin, tifozët presin më shumë nga ne dhe duhet të tregojmë që e meritojmë atë që presin dhe do të jemi gati për gjysmëfinalen dhe të shkojmë në Botëror. Kjo është ëndrra për të gjithë dhe ishalla që mos te kemi një ekip shumë të vështirë. Gjithmonë në shtëpi është më mirë, kur jemi në shtëpi bëjmë lojë të bukur dhe të vështirë për kundërshtarët, por edhe jashtë kemi marrë rezultate të mira”, përfundoi Strakosha për “Tv Klan”.

PANORAMASPORT.AL