Postuar: Shkurt 7, 2025 | 20:32
Stoli i Tiranës/ Bardheblutë kanë ndërruar 4 trajnerë në 7 derbet e fundit
Skuadra e Tiranës në shtatë derbet e fundit, përfshirë edhe këtë që do të luhet ditën e diel është drejtuar nga 4 trajnerë të ndryshëm. Sezonin e shkuar në tre derbe, Tirana ka pasur për trajner Julian Ahmatajn.

Pas shkarkimit të Amatajt, bardheblutë u morën nga Erbim Fagu që e drejtoi sfidën e fundit me Partizanin.
Në kampionatin e sivjetshëm, derbin e parë e drejtoi Bledi Shkëmbi, i cili ishte trajneri i tretë në pesë ndeshje me Partizanin. Në sfidën e dytë të këtij sezoni, Tirana kishte në stol Gugash Maganin dhe sërish në katedër ngjitet Bledi Shkëmbi.
PANORAMASPORT.AL













