Postuar: Shkurt 24, 2026 | 8:17
Statistikat/ Shehi, trajneri më rezultativ i “erës Halili” te Tirana
Orges Shehi është trajneri më rezultativ me 1.85 pikë për ndeshje.
Nga 2021-shi e në vazhdim, në tri kampionate ka fituar një titull kampion, ka dalë sezonin e fundit nënkampion me pikë të barabarta me Partizanin dhe një fund të diskutuar jashtëzakonisht shumë, një finale të Kupës së Shqipërisë që e luajti me të rinjtë, një Superkupë të fituar.
Shto këtu që durrsaku është trajneri më jetëgjatë, 981 ditë në krye të Tiranës, ka 120 ndeshje, 66 fitore, 24 barazime dhe 30 humbje.
PANORAMASPORT.AL













