Stadiume të reja, thirrje për t’u bashkuar në qytetin e Vlorës dhe Korçës
Stadiumi i Flamurtarit dhe ai i Skënderbeut do të transformohen. Për këtë është bërë ftesë ndaj sipëmarrësve, që të bëhen pjesë e nismës.

Njoftimi për stadiumin e Flamurtarit:
Në qytetin simbol të pavarësisë, në zemër të Vlorës, stadiumi i qytetit po rilind.
Ky investim i rëndësishëm parashikon rijetëzimin dhe rikonceptimin e Stadiumit të Vlorës, rikonstruksionin e pishinës dhe Pallatit të Sportit, si dhe rikualifikimin e zonës përreth duke e kthyer këtë hapësirë në një qendër funksionale, moderne dhe të integruar në jetën urbane të qytetit.
Vlora ndërton me vizion, duke respektuar historinë dhe duke i hapur rrugë së ardhmes.

Njoftim për stadiumin e Skënderbeut:
Korça, qyteti i pasionit për futbollin dhe kulturën urbane, ku jehona e ndeshjeve ka rrahur fort për dekada, nis një kapitull të ri!
Hapim thirrjen për rijetëzimin e Stadiumit të Korçës, një projekt që synon të kthejë këtë hapësirë me rëndësi historike dhe zonën përreth në një qendër moderne për sportin, komunitetin dhe brezat e ardhshëm.
Ftojmë të gjithë sipërmarrësit, inovatorët dhe sipërmarrësit të bëhen pjesë e kësaj nisme transformuese!

PANORAMASPORT.AL













