Postuar: Korrik 2, 2025 | 20:50
Spikati te Vllaznia dhe Tirana fitoi dhjetra mijëra euro, sulmuesi e mbyll në Iran
Kaina Nunesh është tashmë lojtar i lirë. Sulmuesi e ka mbyllur me Estegal në Iran.

28-vjeçari spikati në Shqipëri me Vllazninë, për të kaluar më pas te Tirana. Te bardheblutë nuk qëndroi gjatë, por do të mbahet mend për golin që i shënoi Beshiktashit.
Tirana vendosi ta shesë më pas në Korenë e Jugut për 87 mijë euro. Tashmë Kaina është në kërkim të skuadrës së re.

PANORAMASPORT.AL













