Postuar: Tetor 6, 2025 | 18:22
Spastrimet te Partizani, mesazhi i Skënder Gegës: Kur humbet karakterin…
Partizani po kalon një situatë delikate, jo vetëm përsa i përket renditjes. Humbja me Tiranën ka bërë që të kuqtë të mbajnë si rrallë herë vendin e parafundit në Superiore, ndërsa së fundmi kanë pasuar dy largimi.

I pari që njoftoi dorëheqjen është Skënder Gega. Pas tij ishte radha e trajnerit Mladen Milinkoviç, i cili i largohet nga kryeqyteti ku pati dy muaj në dispozicion.
Skënder Gega ka postuar një mesazh përmes rrjeteve sociale ku shkruan:
“Kur humbet paratë, ti nuk humbet asgjë. Kur humbet shëndetin, humbet diçka. Kur humbet karakterin, humbet çdo gjë”.

PANORAMASPORT.AL













