SOT, ORA 19:00/ “Final 4” shkoi jashtë planeve, tiranasit i çojnë në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2025 | 8:51

SOT, ORA 19:00/ “Final 4” shkoi jashtë planeve, tiranasit i çojnë në Elbasan

“Final 4” i këtij edicioni pa katër skuadra pjesëmarrëse, me kryeqytetin që kishte dy pjesëmarrës në përbërjen e saj dhe dy të tjerat përfaqësonin Rrogozhinën dhe Shkodrën.dinamo-partizaniNë kushtet kur ndeshjet luhen në Tiranë, përbënte jo pak avantazh për Partizanin dhe Dinamon, por duket se kjo nuk ka mjaftuar, pasi skuadrat e rretheve arritën të fitonin përballë tyre dhe finalja është Vllaznia-Egnatia, që do të diskutojnë edhe titullin tashmë së bashku.

Nga ana tjetër, Partizani dhe Dinamo do të luftojnë vetëm për vendin e tretë, që praktikisht nuk ka asnjë vlerë, pasi verdiktet janë dhënë tashmë sa u përket trofeve dhe kualifikimit në Europë. Ajo çka përbën ironinë e fatit është se dy kryeqytetaset do ta luajnë finalen e vogël në Elbasan, jashtë Tiranës. Partizani dhe Dinamo nuk ia arritën ta plotësonin qëllimin e titullit kampion dhe tashmë e shohin veten, duke luajtur një ndeshje që vlen vetëm sa për të shtyrë pushimet pas një sezoni të gjatë e të vështirë. Të dyja pritet të luajnë me të rinj dhe rezerva.

FORMULA – Për të dytin sezon radhazi, skema e Superiores dështon sa i përket ndeshjes për vendet 3-4. Kur u hartua “Final 4”, plani ishte që kjo ndeshje të vendoste skuadrën e katërt që do të shkonte në Europë, por Kupa e ka nxjerrë jashtë loje dhe ndeshja e sotme luhet vetëm për të bërë “adetin”. Dinamo, fituese e Kupës, ishte pjesë e katërshes dhe automatikisht i liroi vendin e katërt, një vend në Europë.

PANORAMASPORT.AL