SOT, ORA 16:00/ Dinamo, kundër Eskaldes për kthimin e madh! Dilema në majën e sulmit, kryeqytetasit duan fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2025 | 8:29

SOT, ORA 16:00/ Dinamo, kundër Eskaldes për kthimin e madh! Dilema në majën e sulmit, kryeqytetasit duan fitore

Dinamo do të luajë sot në orën 16:00 ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Pas 15 vitesh, blutë do të marrin pjesë në një kompeticion ndërkombëtar.DINAMOBlutë e kryeqytetit do të matin forcën me skuadrën nga Andorra, Atletik D’Eskaldes, që eliminoi luksemburgasit e Dudelanxh. Atletik D’Eskaldes triumfoi në duelin e parë me rezultatin 2-0, teksa arriti të siguronte një tjetër triumf të artë në transfertë, me rezultatin 2-3.

Interesant është fakti se në vitin 2023, Atletik Eskaldes u përball me Partizanin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku “Demat e Kuq”, triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 5-1 ndaj modestëve nga Andorra. Këtë sezon pjesë e skuadrës së Atletik Eskaldes është edhe sulmuesi Rodrigo Piloto, i cili dështoi totalisht te Partizani, duke mos lënë asnjë gjurmë, teksa tashmë aktivizohet titullar me skuadrën nga Andorra.

NDESHJA – Dinamo shënon kthimin e saj pas shumë vitesh në Europë, teksa merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. ku përballet me ekipin e Atletik D’Eskaldes të Andorrës. Ndeshja e parë luhet të enjten e ardhshme në Andorra dhe është caktuar tashmë edhe orari dhe stadiumi për zhvillimin e duelit mes dy skuadrave. UEFA ka zyrtarizuar zhvillimi e takimit në “Estadi FAF”, stadiumin më modern të Andorrës. Impianti prej 5 mijë vendesh është inauguruar në vitin 2025 dhe është ai që pret edhe ndeshjet e përfaqësueses së këtij vendi. Megjithatë, ajo që të bie më shumë në sy, është fakti se ndeshja në fjalë do të luhet në orën 16:00, një orar i papërshtatshëm duke llogaritur edhe temperaturat e larta në këtë periudhë të vitit, por që është pranuar nga UEFA. Duket se vendësit kërkojnë të përfitojnë nga përshtatja me këto temperatura, për të vënë në vështirësi sa më të mëdha blutë e drejtuar nga Ilir Daja në takimin në fushën e tyre.

FORMACIONI – Edhe pse Ilir Daja njihet për surprizat, duket se për ndeshjen e sotme nuk pritet ndonjë surprizë e madhe. Daja do të rreshtojë skuadrën më të mirë që ka në dispozicion. Dyshimi vetëm është aktivizimi së bashku i dyshes së sulmit Zabërgja-Itodo.CDGPANORAMASPORT.AL