“Sot mund të ndodhte gjithçka”, Gvozdenoviç pas humbjes së Elbasanit: Sot ishte ditë e keqe për ne, mendojmë nga nesër për Tiranën
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, e ka cilësuar një ditë të keqe atë të ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Bylisit, që u mbyll me fitoren 3-2 të ballshiotëve.

“Mungesat ishin përpara ndeshjes dhe kjo ishte situata, nuk kemi probleme me mungesa, kemi lojtarë të tjerë. Sot ishte Bylisi nga fillimi me agresiv dhe më afër topit të dytë, e vendosi një gol pjesën e parë, një gabim yni. Pastaj në të dytën gjithçka ishte e hapur, i provuam të gjitha, ndoshta mund të barazonim, por kjo është situata dhe tani kemi shumë shpejt javën e fundit ndaj Tiranës, nga nesër jemi me mendjen vetëm te Tirana.
Presion ka çdo skuadër, edhe Bylisi, nuk kishim presion. Sot ishte një ndeshje kampionati ndaj një skuadre si Bylisi, e fortë në shtëpi, ne luftuam për pikët si çdo javë dhe kjo ishte situata.
Sot ndoshta nuk kishim shumë opsione nga pankina djathtas, kishte vetëm një opsion si Lila, se edhe Bruno nuk ishte gati, Lajthia i dëmtuar, ndaj ishte zëvendësim logjik, futem edhe Manellarin djathtas, ishte logjike. Në pjesën e dytë ishim me 5 ku ishte Diallo djathtas, këtë mund të bëjmë nga pankina, ndoshta duhet të bënim diçka ndryshe, por nuk besoj.
Nëse do kisha një opsion tjetër, patjetër do ishte futur, edhe unë i di gjërat dhe i pashë. Por kjo ishte situata, nuk kisha mundësi tjetër. Kasa bëri maksimumin nga krahu i djathtë, si Isi, maksimumi ishte vetëm kjo mundësi nga pankina.
Sot ishte ditë e keqe për ne, nuk ishte dita jonë. Çdo gol, që nga i pari, ishte nga një gabim i yni, ndoshta përqendrim, ndoshta keqkomunikim, se i pari erdhi kur ishte topi për ne. Mund ta nxirrnim jashtë, ishte shumë kollaj. Ndoshta përqendrim e komunikim, por është e keqe për ne, patjetër”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













