Sot ”mbahet fryma” për spektaklin e finales, Spanja dhe Argjentina duan Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 8:17

Sot ”mbahet fryma” për spektaklin e finales, Spanja dhe Argjentina duan Kupën e Botës

Ndeshja më e rëndësishme e botës së futbollit do të luhet pikërisht sot. Spanja dhe Argjentina masin forcat prej orës 21:00 në finalen e Botërorit 2026.

spanje argjentine

Si rrallë herë, vendi i parë dhe i dytë në renditjen e FIFA-s do të përballen në finale. Spanja konsiderohet më favorite në letër, ndërsa Argjentina e Leo Mesit ka treguar se di të surprizojë dhe kur është në disavantazh.

Iberikët shkojnë në këtë takim me kujtimin e një barazimi dhe vetëm një goli të pësuar gjatë gjithë turneut. Argjentina ndërkohë ka krenarinë e 19 golave të shënuar në shtatë ndeshje.

Fati i mirë për të dyja skuadrat është se nuk vuajnë mungesat. Trajnerët De La Fuente dhe Skaloni mund të bëjnë zgjedhjet që i konsiderojnë më të mirat.

PANORAMASPORT.AL