FOTO/ Njoftim i pazakontë rreth katër muaj përpara, 350 euro për të ndjekur derbin Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 22:22

FOTO/ Njoftim i pazakontë rreth katër muaj përpara, 350 euro për të ndjekur derbin Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, konsiderohet edhe sfida me interesin më të lartë në futbollin shqiptar. Rivaliteti i dy klubeve ka bërë që prej kohësh të organizohen udhëtime nga jashtë vendit.

Screenshot 2026-07-19 145812

Këtë herë është një rast më i pazakontë. Bëhet fjalë për derbin e fazës së dytë, Tirana-Partizani, që pritet të luhet rreth datës 6 dhjetor.

“Groundhoticket” ndodhet në Holandë dhe njofton më shumë se katër muaj përpara për paketën e derbit. Me çmimin 350 përfshihet eksperienca që do të zgjasë katër netë dhe tri ditë. Pikërisht nga data 4 dhjetor deri më 7 dhjetor.

Janë gjashtë vende të lira siç njoftohet. Në çmim përfshihet qëndrimi në hotel, biletat e avionit Eindhoven-Tiranë dhe biletat e stadiumit. Po ashtu edhe një tur i përbashkët në qytetin e Tiranës, bashkë me ngjitjen me teleferik.

Screenshot 2026-07-19 142856

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL