Sportistët e dënuar për doping, gjykata vendos kufijtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 10:46

Sportistët e dënuar për doping, gjykata vendos kufijtë

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian (CJEU) ka vendosur se shtetet mund të publikojnë emrat e sportistëve profesionistë të sanksionuar për doping, por jo në mënyrë automatike. Sipas vendimit, autoritetet duhet të bëjnë një vlerësim individual për çdo rast dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit. Çështja u ngrit pas ankesës së katër sportistëve në Austri, të cilët kundërshtuan publikimin “online” të të dhënave të tyre personale.

Screenshot 2026-07-19 104541

CJEU vlerësoi se lufta kundër dopingut është në interes publik dhe se transparenca ndihmon në mbrojtjen e integritetit të sportit. Megjithatë, gjykata theksoi se publikimi nuk duhet të zgjasë më shumë se sa është e nevojshme, pasi ekspozimi i zgjatur mund të cenojë të drejtën për privatësi.

Gjykata bëri dallim mes sanksionit sportiv dhe publikimit të tij, duke theksuar se ky i fundit përbën përpunim të të dhënave personale dhe kërkon bazë ligjore të veçantë. Vendimi mund të detyrojë shtetet e BE-së dhe organizatat antidoping të rishikojnë praktikat e tyre të publikimit, duke garantuar një ekuilibër më të mirë mes transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave të sportistëve.

PANORAMASPORT.AL