I dyzuar për Spanjën dhe mikun e tij, Zherard Pike komenton finalen: Mesi meriton “Topin e Artë”, do të jetë përballja më e bukur
Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën në 2010-ën dhe shok skuadre me Lionel Mesin, Zherard Pike ka folur në prag të finales së sotme. Për “AS” ai nuk i fshehu ndjenjat e tij, u shpreh se do të jetë një finale e veçantë për katalanasit dhe se të dyja ekipet e meritonin të arrinin deri këtu.

“Do të jetë një nga finalet më të mira të mundshme. Spanja ishte ndër të preferuarat e mia, ndërsa Argjentina nuk ishte aq bindëse në fillim të turneut. Megjithatë, sot të dyja ekipet meritojnë të jenë këtu.”
Pike theksoi se fitorja e Argjentinës do t’i jepte Mesit Kupën e dytë të Botës radhazi, duke e forcuar më tej statusin e tij si lojtari më i madh në histori, ndërsa përsa i përket “Topit të Artë” ai u shpreh se: “Mesi e meriton, por disa do të mendonin për MLS-në. Ai ka një inteligjencë unike futbollistike. Ai e di që nuk është më 25 vjeç, por ende gjen pozicionet e duhura për të qenë vendimtar. Ai ende arrin ta mbajë të gjithë ekipin në kontroll. Nëse Spanja fiton, njerëzit do të flisnin për Rodrin ose Lamine Jamalin, por edhe atje do të kishte polemika”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL













