Gjyqtar i FIFA-s për Egnatian në Champions, në Rrogozhinë edhe italiani me eksperiencë në Seria A
Egnatia do të presë Çeljen më 22 korrik. Sfida e parë për turin e dytë të Ligës së Kampioneve do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia”. Gjyqtar kryesor nga UEFA është vendosur Atilla Karaoglan, për të ndarë drejtësi në takimin që nis prej orës 21:00.

Gjyqtarët në fushë janë turq. Sa i përket VAR është Michael Fabri, ndërsa në AVAR ndodhet një tjetër turk. Sfidës i është dhënë rëndësi maksimale, duke caktuar gjyqtarë me stemën e FIFA-s.
Gjyqtarët e Egnatia—Çelje
Gjyqtar kryesor: Atilla Karaoglan (Turqi)
Asistent i parë: Ceyhun Sesiguzel (Turqi)
Asistent i dytë: Abdullah Bora Ozkara (Turqi)
Gjyqtar i katërt: Oguzhan Çakir (Turqi)
VAR: Michael Fabri (Itali)
AVAR: Onur Ozutoprak (Turqi)
Vëzhgues i UEFA: Paskal Garibian (Francë)
Delegat i UEFA: Andrej Medintsev (Bullgari)
PANORAMASPORT.AL













