E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 10:26

E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Kristjan Asllani ndodhet me Interin në Gjermani për fazën përgatitore. Zikaltërit vendosën ta huazonin në sezonin e kaluar, fillimisht te Torino dhe më pas te Beshiktashi. Mesfushori shqiptar ka mbetur në shifrën e 99 ndeshjeve me Interin.

Screenshot 2026-07-19 102617

Një thashetheme tjetër po qarkullon në këtë merkato. Dhe bëhet fjalë për arsyen përse Interi kërkon me ngulm që Asllani të shitet pa luajtur asnjë ndeshje tjetër.

Ishte vera e vitit 2022, kur Interi e huazoi nga Empoli me detyrim blerjen. Pas një sezoni u paguan rreth 15 milionë euro tek Empoli për kartonin e tij, ndëra po ashtu kishte edhe bonuse në kontratë.

Dhe pikërisht bonusi i madh që përflitet është 5 milionë euro, nëse Asllani plotëson 100 paraqitje me fanellën e Interit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ndeshja e radhës zyrtare e Asllanit do të detyronte Interin që të paguante edhe 5 milionë euro.

Kjo është një arsye e fortë, përse kampionët e Italisë nuk e konsiderojnë aspak qëndrimin e mesfushorit. Deri tani është konfirmuar vetëm se nuk qëndron në planet e trajnerit Kivu.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL