ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, sulmuesi gjen menjëherë ekip në Portugali
Alfonso Rodrigez ka gjetur ekip menjëherë pas largimit nga Egnatia. Koimbra që do të luajë në kategorinë e dytë të Portugalisë gjatë këtij sezoni, e prezantoi me kontratë 2-vjeçare.

“Koimbra njofton se ka arritur marrëveshje me Afonso Rodrigez për nënshkrimin e një kontrate të vlefshme deri në vitin 2028.
Sulmuesi portugez, 23 vjeç, vjen nga Egnatia e Shqipërisë, me të cilën zhvilloi 14 ndeshje zyrtare dhe shënoi një gol. Gjatë sezonit të kaluar ai luajti gjithashtu për Tondelën, duke regjistruar nëntë paraqitje me skuadrën portugeze”, shkruan klubi portugez.
Rodrigez u shpall kampion me Egnatia. Megjithatë doli jashtë planeve të klubit, pasi nuk pati impaktin që pritej në krahun e djathtë të sulmit. Ndaj dhe vendosi të kthehej sërish në vendin e tij.
PANORAMASPORT.AL













