Postuar: Korrik 19, 2026 | 23:11
E BUJSHME/ Tirana pa frena, transferon futbollistin e kombëtares që vlerësohet 500 mijë euro
Bojan Ilievski do të jetë lojtari më i ri i Tiranës. “Infosport” raporton lajmin e bujshëm nga Maqedonia e Veriut.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është 26 vjeç dhe 1.82 metër i gjatë. Ilievski bën pjesë te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ku regjistron 10 paraqitje.
Për herë të fundit ishte pjesë e Strugës. Te Tirana ndërkohë afrohet si okazion, duke qenë se kishte mbetur pa ekip.
Hera e parë që do të luajë jashtë vendit të tij, do të jetë pikërisht me Tiranën pas më shumë se 200 paraqitjeve me ekipet e vendit të tij. Në Maqedoninë e Veriut mbajti veshur fanellat e Pelister Bitola, Rabotniçkit, Maqedonias dhe së fundmi Strugës.
PANORAMASPORT.AL













