Arbitrat shqiptarë rikthehen në arenën ndërkombëtare, u besohet sfida delikate në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 14:48

Arbitrat shqiptarë rikthehen në arenën ndërkombëtare, u besohet sfida delikate në Europë

Arbitrimi shqiptar vijon të marrë vlerësime në arenën ndërkombëtare ndërsa UEFA ka caktuar një katërshe shqiptare për të drejtuar sfidën mes Alashkert dhe Kluzh. Një takim ky i vlefshëm për kompeticionet europiane të klubeve, më konkretisht turi i dytë i Ligës së Konferencës. 

FOTO: F. Hazisllar

FOTO: F. Hazisllari

Në qendër të fushës më 23 korrik prej orës 17:00 do të jetë arbitri ndërkombëtar Eldorjan Hamiti, i cili prej vitesh është pjesë e listës së FIFA-s. Hamiti do të asistohet nga Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj ndërsa detyrën e arbitrit të katërt do ta kryejë Erjon Bastari.

Katërshja shqiptare do të ketë përgjegjësinë për të administruar një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar mes dy skuadrave me eksperiencë në garat europiane.

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL