Bashkëpunimi mes palëve, presidenti Gjoza vlerësohet nga peshëngritja turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 13:42

Bashkëpunimi mes palëve, presidenti Gjoza vlerësohet nga peshëngritja turke

Në Turqi u zhvillua dy ditë më parë Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit sportiv të Federatës Turke të Peshëngritjes.

gjoza

Me ftesë të Presidentit të Federatës Turke të Peshëngritjes dhe zv.spresidentit të Federatës Ballkanike, Talat Unlu, në ceremoninë zyrtare mori pjesë si i ftuar nderi Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe njëkohësisht edhe Presidenti i Federatës Ballkanike, Elez Gjoza.

Në vlerësim të kontributit të tij në forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e peshëngritjes në Ballkan, Talat Unlu i akordoi Elez Gjozës Medaljen e Mirënjohjes, një nderim që vlerëson angazhimin dhe rolin e tij në promovimin e këtij sporti. Aktiviteti rikonfirmoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy federatave dhe rolin në rritje të Shqipërisë në zhvillimin e peshëngritjes në rajonin ballkanik.

PANORAMASPORT.AL