VIDEO/ Momenti i veçantë te Francë-Angli, ja pse rivalët u bënë bashkë pas spektaklit në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 13:59

VIDEO/ Momenti i veçantë te Francë-Angli, ja pse rivalët u bënë bashkë pas spektaklit në Botëror

Franca dhe Anglia dhuruan spektakël në finalen e vogël të Botërorit. Ndeshja për vendin e tretë dhe katërt u mbyll 6 me 4 në favor të anglezëve.

Screenshot 2026-07-19 135240

Spektakli ishte nga minuta e parë dhe deri në fund. Një përballje e cila nuk zhgënjeu aspak, pavarësisht zërave se do të ishte një takim që askush nuk dëshiron ta luajë.

Përfundimi i sfidës krijoi një moment të bukur. Disa lojtarë të Francës dhe Anglisë u bënë bashkë duke u lutur.

Kjo ishte ndeshja me rezultatin më të thellë të këtij edicioni. Po ashtu edhe një nga më të thellat në historinë e Botërorëve.

Në vitin 1954 ishte Austria që mposhti Zvicrën me rezultatin 7-5. Plot 12 gola është edhe shifra më e lartë e golave të regjistruar.

Momenti pas ndeshjes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL