Fati bashkon Ernest Muçin me klubin gjerman, gati 15 milionë euro për Trabzonsporin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 9:12

Fati bashkon Ernest Muçin me klubin gjerman, gati 15 milionë euro për Trabzonsporin

Frankfurt është i gatshëm të paguajë deri në 15 milionë euro për Ernest Muçin. Trabzonspori ndërkohë nuk do të nxitohet me yllin e Shqipërisë, kartonin e të cilit e bleu nga Beshiktashi.

muci

Trabzonspori ndërkohë ndodhet në Austri për fazën përgatitore. Më 26 korrik ndërkohë është programuar një miqësore pikërisht me Frankfurtin.

Kjo periudhë duket se do të shërbejë për negociata mes dy klubeve. Kujtojmë se 25-vjeçari shkëlqeu në edicionin e kaluar duke luajtur për Trabzonin.

Muçi realizoi 15 gola dhe asistoi 9 të tjerë. Një pjesë e tyre ishin gola të mrekullueshëm për numrin 10.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL