“Është e vështirë”, partnerja e Jamalit ankohet para finales së Botërorit: E bëjnë pa ditur asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 9:29

“Është e vështirë”, partnerja e Jamalit ankohet para finales së Botërorit: E bëjnë pa ditur asgjë

Lamine Jamal luan sot ndeshjen e jetës, edhe pse është vetëm 19 vjeç. Ylli i Spanjës ka mundësinë që të fitojë Kupën e Botës, pikërisht përballë Argjentinës së Leo Mesit.

Screenshot 2026-07-19 092504

Vëmendjen së fundmi e mori Ines Garsia Santos. Kjo e fundit është partnerja e Jamalit. Inesi foli për vështirësitë që duhen kaluar.

“Gjëja më e keqe është ekspozimi i tepërt, fakti që çdokush mund të të kritikojë, të thotë çfarë të dojë për jetën tënde pa ditur asgjë. Dhe kjo është diçka me të cilën e kam pak të vështirë të përballem.

Gjëja më e mirë janë mundësitë që të krijohen, markat me të cilat bashkëpunon dhe ftesat për të marrë pjesë në aktivitete të tilla”, u shpreh ndër të tjera partnerja e Jamal.

Screenshot 2026-07-19 092845

PANORAMASPORT.AL