Tjetër marrëveshje e madhe në horizont, Bajerni fërkon duart në Gjermani
Bajerni po zgjeron portofolin e sponsorëve me një tjetër emër të madh. Kjo marrëveshje pritet t’i sjell bavarezëve miliona euro të ardhura shtesë. Sipas raportimeve, kompania kryesore gjermane e teknologjisë ka arritur një bashkëpunim me Google.

Sipas raportit, marrëveshja do të zgjas të paktën deri në vitin 2029. Negociatat me gjigantin e teknologjisë raportohet se kanë vazhduar prej disa kohësh dhe tashmë kanë përfunduar.
Megjithatë, ende pritet vetëm konfirmimi zyrtar i marrëveshjes. Kjo marrëveshje është më e fundit në një seri kontratash të reja për klubin bavarez. Vetëm disa javë më parë, Bajerni zgjati partneritetin me Coca-Cola për pesë vite të tjera, deri në vitin 2031, ndërsa pak më vonë Ledvance u prezantua si partneri zyrtar i ndriëimit të klubit.
PANORAMASPORT.AL













