Sulmuesi i Argjentinës në dyshim, Spanja “tremb” me titullarët. Mësoni formacionet e mundshme të finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 11:08

Sulmuesi i Argjentinës në dyshim, Spanja “tremb” me titullarët. Mësoni formacionet e mundshme të finales

Spanja dhe Argjentina do të përballen sot në finalen e Botërorit 2026. Ky takim nis në orën 21:00.

Screenshot 2026-07-19 110721

Trajnerët De La Fuente dhe Skaloni do të udhëheqin ekipet e tyre, ndërsa nuk priten surpriza në formacion. Madje Spanja do të luajë me të njëjtët titullarë si në ndeshjet e fundit.

Sa i përket Argjentinës, Skaloni nuk është pa dilema. Alvarez është në dyshim pasi ka zhgënjyer me paraqitjet e tij. Nëse ulet në stol, atëherë do të jetë Lautaro Martinez që e nis nga fillimi.

FORMACIONET E MUNDSHME

Spanja(4-2-3-1): Simon; Porro, Kubarsí, Laport, Kukureja; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Ojarzabal

Trajner: De La Fuente

Argjentina(4-4-2): E. Martínez; Montiel, Romero, L. Martinez, Taljafiko; De Pol, Paredes, Fernandez, Mek Alister; Mesi, Alvarez(Lautaro Martinez)

Trajner: Skaloni

PANORAMASPORT.AL