Hetimi tronditës, zyrtari presion Rokit: Mos ma cakto Doverin për Interin
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i Prokurorisë së Milanos mbi presionet e ushtruara ndaj ish-përgjegjësit të arbitrave të Serie A, Xhanluka Roki. Sipas asaj që publikon “Corriere della Sera”, gjatë marrjes në pyetje, Roki ka pranuar se ka marrë vazhdimisht “indikacione” që e bezdisnin dhe e vinin në siklet.

“A kam marrë presione? Jo, më vinin indikacione. Më bezdisnin dhe më zemëronin”, është shprehur Roki para hetuesve. Edhe pse pjesa penale e hetimit është mbyllur me kërkesën për pushimin e çështjes, ndërsa dosja që lidhet me hyrjet në sallën VAR në Lisone i është kaluar Prokurorisë së Monzës, priten ende zhvillime nga drejtësia sportive.
Roki: Buti është tifoz dhe e trajtoj si të tillë
Në dosjen hetimore përmenden edhe bisedat mes Rokit dhe Andrea Butit, aktualisht përgjegjës i zyrës së kompeticioneve në Lega Serie A dhe personi që harton kalendarin e kampionatit italian. Buti ka qenë më parë drejtues i Interit për më shumë se një dekadë, deri në vitin 2013. Duke folur për marrëdhënien me të, Roki deklaroi para prokurorëve: “Buti është tifoz dhe e trajtoj si të tillë, edhe pse mban një post institucional”.
“Mos ma cakto më Doverin për Interin”
Sipas hetimeve, disa javë para gjysmëfi nales së kthimit të Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit, Buti i kishte kërkuar Rokit që të mos caktonte arbitrin Daniele Doveri për ndeshjet e zikaltërve. “Mjafton të mos ma dërgosh më Doverin tek Interi. Na sjell ters, me të nuk fi tojmë kurrë”. Pas konfi rmimit zyrtar të emërimit të Doverit për atë sfi dë, Buti vijoi me komente ironike, por që sipas hetuesve përbënin një formë presioni ndaj drejtuesit të arbitrave. “Je vrasës! Jo, seriozisht, qenke vërtet njëri prej tyre. Faji është i yti, e di? Me të kemi një bilanc shumë negativ”. Sipas prokurorit Ashone, këto komunikime konsiderohen “ndërhyrje” ndaj punës së përgjegjësit të arbitrave, ndërsa çështja pritet të vlerësohet edhe nga organet e drejtësisë sportive italiane.
PANORAMASPORT.AL













