Sjellje katastrofale te Franca, konfirmohet lojtari që debatoi me Deshamp ndaj Anglisë dhe e pësoi keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 11:54

Sjellje katastrofale te Franca, konfirmohet lojtari që debatoi me Deshamp ndaj Anglisë dhe e pësoi keq

Rajan Çerki luajti dje si titullar për Francën. Mesfushori me tipare sulmuese u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë, ndërsa debatoi me trajnerin Deshamp gjatë pushimit për freskim.

Screenshot 2026-07-19 115250

Sjellja e Çerkit gjatë Botërorit është konsideruar një katastrofë e vërtetë. Si zhgënjim është parë edhe Doue. Çerki e ka pësuar keq pasi artikujt e shkruar ishin kundër tij në Francë.

Sapo Çerki me Douen u zëvendësuan, bashkë me Hernandez dhe Konate, Franca ndryshoi në fushën e lojës. Ishin tre gola të shënuar për 18 minuta që rihapën finalen e vogël.

Në fund fitoi Anglia me rezultatin 6-4. Ndërkohë edhe lideri Rabio mori vëmendje te Franca, duke qenë se në përfundim të ndeshjes kritikoi shokët e skuadrës për sjelljen e tyre.

PANORAMASPORT.AL