Postuar: Korrik 19, 2026 | 12:29
Nuk e do askush! Çudia me sulmuesin e Milanit, bëhet pengesë për transferimin e rëndësishëm
Rafa Leaon nuk e do askush. Sulmuesi u shpreh në fundin e muajit maj se kërkon largimin nga Milani, por deri tani nuk ekziston asnjë ofertë konkrete.

Kuqezinjtë mund të kënaqen edhe me 50 milionë euro, duke pasur parasysh se Leao është kthyer shpesh herë në zhgënjim. Më parë Milani refuzonte 100 milionë euro për ta shitur te Çelsi.
Leao po bëhet problem për transferimin e Konstantinos Karetsas. 18-vjeçari është mesfushor me tipare sulmuese, që luan me Genk në Belgjikë.
Futbollisti i përfaqësueses greke është mjaft i vlerësuar te Milani. Megjithatë klubi do të futet në garë për shërbimet e tij, vetëm nëse Leao largohet.
PANORAMASPORT.AL













