SKI, KUPA E BOTËS/ Julia Scheib fiton në Solden, Kolturi debuton me vend të 7-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2025 | 14:12

SKI, KUPA E BOTËS/ Julia Scheib fiton në Solden, Kolturi debuton me vend të 7-të

Sezoni i ri i Kupës së Botës në ski alpine për femra u hap të shtunën në Solden me garën tradicionale të sllallomit të madh.

dfgg

Fituesja e garës ishte austriakja Julia Scheib, e cila siguroi triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës, ndërsa në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja e Shqipërisë Lara Kolturi, e cila shkëlqeu me një vend të shtatë. Rezultat pozitiv për 18-vjeçaren kuqezi, e cila tregoi formë shumë të mirë në hapjen e sezonit, duke përfunduar edhe një herë mes më të mirave të botës. Colturi realizoi dy zbritje të qëndrueshme dhe teknike, duke përfunduar 1.64 sekonda pas fitueses.

Duke u kthyer te protagonistja e madhe e garës së sllallomit gjigant, Julia Scheib, 25 vjeçare, regjistroi një rezultat të jashtëzakonshëm në pistën e vështirë të Soldenit, duke qenë më e shpejta në kombinimin e dy zbritjeve. Me një kohë të përgjithshme 2:14.63 minuta, ajo la pas amerikanen Paula Moltzan (+0.58 sekonda) dhe zviceranen Lara Gut-Behrami (+1.11 sekonda). Kjo ishte fitorja e parë në karrierën e Scheib dhe një moment i rëndësishëm për skiatoren austriake, pasi është hera e parë pas nëntë vitesh që një austriake fiton në Sölden.

“Është një ndjenjë fantastike të fitosh në shtëpi. E kam ëndërruar këtë moment prej shumë kohësh”, deklaroi Scheib pas garës. Pas Soldenit, karvani i Kupës së Botës do të zhvendoset në Levi (Finlandë), ku më 15-16 nëntor do të zhvillohen garat e para të sllallomit për femra.

PANORAMASPORT.AL