Skënderbeu “blindon” krahun e djathtë të mbrojtjes, Vangjeli rinovon kontratën
Skënderbeu ka “blinduar” krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli ka rinovuar kontratën me bardhekuqtë edhe për një tjetër sezon.

31 vjeçari, në prezencën e presidentit Ardjan Takaj, ka firmosur ditën e sotme kontratën e re nga Sllovenia, atje ku skuadra është duke zhvilluar fazën përgatitore.

Ky do të jetë sezoni i 4 i Kristi Vangjelit me bluzën e Skënderbeut, ku në 116 ndeshje zyrtare, ai ka arritur të realizojë 5 gola.

Në verën e vitit 2016, mbrojtësi u largua nga Skënderbeu për një aventurë të re në kampionatit rumun te Astra, por gjërat atje nuk shkuan mirë çka solli që Vangjeli të rikthehej sërish te korçarët disa muaj më vonë. Korçari u aktivizua me skuadrën rumune Astra në vetëm 5 takime.













