Skenari i vetëm! Martini “kërkon” ndihmën e Ilir Dajës, Vllaznisë i duhet një mrekulli për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 12:17

Skenari i vetëm! Martini “kërkon” ndihmën e Ilir Dajës, Vllaznisë i duhet një mrekulli për titullin kampion

Ka mbetur vetëm një skenar, që Vllaznia të fitojë titullin kampion. Fillimisht duhet qartësuar se kuqeblutë nuk janë të interesuar për rezultatin e ndeshjes sot mes Elbasanit dhe Dinamos, pasi nuk ndikon në llogaritë e tyre përfundimtare.

Screenshot 2026-05-24 121644

Skenari i vetëm që shpall Vllazninë kampion vlen për javën e fundit të Final Four. Vllaznisë i bën punë vetëm fitorja ndaj Elbasanit, ndërsa po ashtu duhet që Dinamo e Ilir Dajës të mposhtë Egnatian.

Çdo rezultat tjetër në javën e fundit bën që Vllaznia të mos fitojë titullin. Egnatia ndërkohë është më e avantazhuara, pasi ka vetë në dorë fatin e saj përballë Dinamos që është zyrtarisht jashtë garës për titull.

Kujtojmë se Vllaznia e mbylli kampionatin e rregullt me 6 pikë më tepër se Egnatia. Tronditja e madhe erdhi në Final Four, pasi tashmë rrogozhinasit janë 3 pikë para.

PANORAMASPORT.AL