Skaner i “Panorama Sport”/ Egnatia, sa ndryshime nga vjet! Cilët janë ata që do të kërkojnë titullin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2025 | 14:41

Skaner i “Panorama Sport”/ Egnatia, sa ndryshime nga vjet! Cilët janë ata që do të kërkojnë titullin e dytë

Egnatia është për të dytin vit radhazi në finalen e kampionatit. Në të parin edicion ia doli që ta dërgojë titullin në shtëpi, çka ishte edhe i pari në historinë e këtij klubi.egnatiaTani rrogozhinasit janë gati që ta ripërsëritin historinë, jo më me Partizanin në finale, por Vllazninë që do ta sfidojnë më 12 maj në “Arena Kombëtare”. Një sipërmarrje jo edhe aq e lehtë, sepse edhe shkodranët janë të etur për një trofe që i mungon prej vitesh. Gjithsesi, në kampin rrogozhinas janë besimplotë se do t’ia dalin sërish, edhe për faktin se tanimë e kanë eksperiencën e duhur për të fituar.

Thuhet shpesh se Egnatia e vitit të kaluar është e vështirë që të përsëritet sërish. Jo vetëm për faktin se fitoi gjithçka, por edhe për kontingjentin që kishte në dispozicion. Gjithsesi, “Panorama Sport” u bën një skaner të mbijetuarve nga sezoni i kaluar, të larguarve dhe atyre që mund të jenë debutues në finale, duke vënë në pah ndryshimet që mund të kenë kampionët nga një vit më parë.

TË MBIJETUARIT – Ajo që duket më e rëndësishme, lidhet me faktin se deri diku Egnatia ka ditur ta ruajë boshtin e vitit të kaluar. I pari që ka mbijetuar nga vjet është pikërisht trajneri Edlir Tetova, i cili kërkon që të përsërisë historinë me këtë skuadër. Sa u përket lojtarëve, janë nëntë prej tyre që kanë praktikisht mundësinë të ngrenë sërish trofeun që fituan vitin e kaluar dhe të vazhdojnë me ciklin fitues që kanë nisur. Nga këta, gjashtë prej tyre pritet të jenë protagonistë që nga minuta e parë, si: Abdurraman Fangaj, Arbenit Xhemajli, François Dylis, Albano Aleksi, Fernando Medeiros dhe Arbin Zejnullai. Pjesë e kësaj skuadre janë sërish edhe Renato Malota me Edison Ndrecën, por dëmtimet do t’i lënë jashtë finales. Kësaj liste i shtohet edhe Amer Duka, por ka pak gjasa që të ketë minuta më finale, sepse gjatë gjithë sezonit nuk është preferuar shumë nga Tetova.MBITË RINJTË – Bëhet fjalë për plot 13 lojtarë të rinj që janë afruar këtë sezon dhe nuk kanë qenë pjesë e finales së vitit të kaluar. Disa prej tyre janë protagonistë kryesorë në skuadër, duke nisur me portierin Mario Dajsinani, Zamig Alijev apo Eljon Sota në mbrojtje. Debutim edhe për ata që këtë sezon kanë bërë golat, si Regi Lushkja apo Serxho Ujka. Pa harruar Daniel Votlain dhe më pas të gjithë fazën ofensive që është e gjitha nga e para. Bakajoko, Guindo, Kasa, Melo apo Jahaja që do të kenë shansin e tyre për të lënë shenjë në këtë finale, lojtarë që kanë pasur një peshë të madhe në ekip përgjatë këtij sezoni dhe kanë dhënë kontributin e tyre për të shkuar deri në finalen e madhe të 12 majit.RITË LARGUARIT – Ka disa largime të rëndësishme nga finalja e kaluar, ku në total bëhet fjalë për plot 11 lojtarë që nuk do të kenë shansin të ripërsërisin historinë. Ndër më të rëndësishmit, mund të përmendet portieri Alen Sherri, për të vijuar me Sebastian Spahiun, Alesandro Ahmetaj, Jurguens Montenegro apo edhe atë që la shenjë me golin e tij në finale, Mehit Ibrahimoglu. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë titullarë në finalen ndaj Partizanit vitin e kaluar, por gjithsesi mbeten pjesë e së shkuarës, sepse tani historinë duan ta bëjnë ata që janë pjesë e rrogozhinasve.LAVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL