Skandali/ Masakroi arbitrin dhe u dënua 3 vjet, FSHF e fal (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2019 | 21:09

Skandali/ Masakroi arbitrin dhe u dënua 3 vjet, FSHF e fal (VIDEO)

Kërkohen dënime për ata që dhunojnë arbitrat? Kjo është tema që promovohet së fundmi nga shteti, politika, por edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Mirëpo, në fakt është vetëm propagandë. Ajo që ka ndodhur dje me vendimet e Komisionit të Disiplinës, është turpi i radhës në futbollin shqiptar.

Shkumbini-Veleciku

Finalja e “Play out”-it luajtur në “Selman Stermasi” në majin e vitit të kaluar mes Veleçikut dhe Shkumbinit përfundoi me një veprim skandaloz të njërit prej lojtarëve të Shkumbinit. Albano Isaji goditi me grusht kryesorin Klajdi Kola sapo ky i fundit vërshëlleu për përfundimin e takimit.

Në atë periudhë, nga vetë Disiplina, lojtari u pezullua për 3 vite nga aktivitetet spoerive. Mirëpo, skandali i lojtarit tashmë ka kaluar në zyra, dhe dje është falur. Pas vetëm shtatë muajsh, ai do të mund të rikthehet në aktivitet. Në atë takim, Velecciku fitoi 1-0 dhe u ngjit në Kategorinë e Parë, ndërsa Shkumbini zbriti në të Dytën.

Tension on Vidnews.