Situata te Tirana/ Një kthim me “shumë” thika i Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2025 | 22:22

Situata te Tirana/ Një kthim me “shumë” thika i Shkëmbit

Bledi Shkëmbi u kthye te Tirana po kthimi ka shumë thika të drejtuara drejt tij. E vërteta është që veç Bledi Shkëmbit, askush nuk e njeh më mirë skuadrën dhe askush nuk mund ta nxjerrë nga ky batak që e kanë hedhur drejtuesit bardheblu.

bledi shkembi

Është i parafundit dhe duhet të dalë nga zona e minuar. Shkëmbi duhet të bëjë gjëra të mëdha me këtë ekip, sepse nuk e gjen skuadrën ashtu siç e ka lënë. Së pari, ka më pak lojtarë, pasi janë larguar Jaku, Tola, Jonuzi, e të tjerë dhe ka disa prurje në organikë. Skuadra duhet të fitojë ndeshje për të mos qenë e teta, e nënta por në zonën e sigurisë.

Përfshirë derbin, përpara ka tri ndeshje të forta, që duhet t’i fitojë me doemos. Do të debutojë me Bylisin, një skuadër që në aventurën e parë i mori pikë, ndërsa Magani në debutim, arriti ta shpartallonte me një 4-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"