Situata te Tirana/ Bardheblutë, këtë sezon asnjë derb i fituar
Tirana do të luajë ditën e diel me Dinamon, ndeshjen e gjashtë derbi ndaj Partizanit dhe Dinamos, dy skuadra të tjera kryeqytetase. Në pesë takimet e luajtura, tre me të kuqtë dhe dy me Dinamon, bardheblutë asnjëherë nuk kanë fituar.

Me Partizanin kanë dy barazime 0-0 dhe një 1-1, të marrë vetëm pak ditë më parë. Në të tre takimet, kanë dominuar bardheblutë, por loja nuk është materializuar me tre pikë. E njëjta situatë edhe me blutë. Djemtë e Bledi Shkëmbit nuk kanë fituar asnjë nga dy sfidat me Dinamon, por kanë dominuar në fushë.
Në takimin e parë të luajtur në Vlorë, sfida u mbyll pa gola dhe pa fitues. Në përballjen e fazës së dytë, blutë triumfuan 2-1, por bardheblutë dominuan gjithë lojën. Tirana ka për qëllim që në këtë takim të marrë tri pikët, që janë vendimtare për mbijetesën e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, por edhe fitimin e derbit të parë në këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL













