Si finale në “Air Albania”, Kastriot Shahini: Elbasani ta tregojë karakterin ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 10:20

Si finale në “Air Albania”, Kastriot Shahini: Elbasani ta tregojë karakterin ndaj Dinamos

Elbasani luan këtë të diel ndeshjen e dytë në “Final 4”, një duel përballë Dinamos ku kërkohet patjetër një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë ëndrrën për titull. Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit në vitet ‘90-‘00, Kastriot Shahini, analizon për “Panorama Sport” këtë përballje. Sipas tij, ekipi duhet të tregojë karakter dhe reagim në një moment delikat të sezonit, duke lënë pas rezultatet negative të javëve të fundit.“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Elbasanin, ndoshta më vendimtarja e sezonit deri tani.

Screenshot 2026-05-24 101934

Kur luan në faza të tilla nuk ka më vend për gabime, sepse çdo pikë dhe çdo moment në fushë ka peshë të madhe. Ekipi vjen pas disa rezultateve që normalisht kanë ndikuar disi në aspektin psikologjik, por unë besoj se ky grup ka eksperiencën dhe forcën për të reaguar. Futbollistët duhet të futen në fushë me besim, me qetësi dhe me mentalitet fitues. Dinamo është një kundërshtar i fortë, por edhe Elbasani ka treguar gjatë gjithë sezonit se mund të përballet me çdo ekip. Në ndeshje të tilla vendos zemra, karakteri dhe dëshira për fanellën”, u shpreh fi llimisht Kastriot Shahini.

KAMPIONAT POZITIV – Përpos rezultateve të ndeshjeve të fundit, për Shahinin kampionati i Elbasanit ka qenë pozitiv dhe jo rastësisht skuadra ka qenë gjatë gjithë sezonit mes ekipeve pretendente për titull. Ai thekson se puna e bërë gjatë vitit nuk mund të zbehet nga disa rezultate negative në fund. “Nëse e shohim të gjithë sezonin në tërësi, Elbasani ka bërë një kampionat shumë të mirë. Ekipi ka qenë konstant për pjesën më të madhe të garës dhe me meritë është gjendur mes skuadrave pretendente.

Nuk arrin rastësisht deri në ‘Final 4’. Ka pasur organizim, sakrifi cë dhe shumë punë nga stafi dhe lojtarët. Sigurisht që në fund presioni rritet dhe gabimet kushtojnë më shumë, por kjo nuk duhet të errësojë gjithë atë që është bërë deri tani. Tifozët duhet të jenë pranë skuadrës pikërisht në këto momente, sepse ekipi ka nevojë për mbështetje dhe jo për presion shtesë. Unë besoj se Elbasani ende ka shumë për të dhënë dhe gara për titull mbetet plotësisht e hapur”, theksoi ish mbrojtësi i skuadrës së Elbasanit.

MESAZHI PËR EKIPIN – Në fund, ish-futbollisti ka edhe një mesazh për lojtarët verdheblu, ndërsa shprehet optimist se skuadra mund ta realizojë objektivin madhor deri në fund të sezonit. “Lojtarët duhet të hyjnë në fushë pa frikë dhe me bindjen se mund ta fi tojnë këtë ndeshje. Në futboll gjithçka ndryshon shumë shpejt dhe mjafton një fi tore për të rikthyer entuziazmin dhe besimin. Duhet të japin maksimumin për fanellën, për qytetin dhe për tifozët që i kanë mbështetur gjithë sezonin.

Ndeshje të tilla luhen edhe me zemër, jo vetëm me këmbë. Unë kam besim se ekipi do të reagojë dhe do ta mbajë gjallë ëndrrën për titull deri në fund. Elbasani ka histori, ka tifozëri dhe ka grupin për të synuar trofeun. Tani është momenti që skuadra ta tregojë karakterin në fushë”, mbylli prononcimin e tij për gazetën Kastriot Shahini. Elbasani do të luajë me Dinamon të dielën në orën 19:00 në “Air Albania”, me skuadrën që kërkon të lërë pas rezultatet negative të javëve të fundit dhe të vijojë garën për titullin kampion.

VLADIMIR MEMA-PAMNORAMASPORT.AL