Postuar: Dhjetor 26, 2018 | 18:14
Shtypi italian “masakron” Gjimshitin: Një ngatërresar i madh…
Juventusi u ndal nga Atalanta në një barazim 2-2, por kjo nuk ka qenë një pasdite për tu mbajtur mend nga Berat Gjimshiti. Mbrojtësi realizoi një autogol, por sipas “TuttoMercatoWeb” ai nuk u fut asnjëherë në lojë.

“E lëmë autogolin mënjanë. Nuk arriti të gjejë asnjëherë koordinatat e duhura ndaj kundërshtarit. Humbi Ronaldon në golin e barazimit dhe më pas shpëton në rastin e Manxukiçit. Një ngatërresar i madh”, ishte përshkrimi i lojës së tij. Nota ka qenë shumë e ulët, 4.5.
Nga ana tjetër paraqitja e portierit Berisha është vlerësuar me notën pozitive, 6.5. “Jo fajtor në golin e menjëhershëmm, më pas vendos të ‘fluturojë’ në rastin e Bentakur”













