Shpresojnë për kthimin e titullit kampion në Shkodër, tifozët janë “arma” e fortë e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2025 | 14:51

Shpresojnë për kthimin e titullit kampion në Shkodër, tifozët janë “arma” e fortë e Vllaznisë

Një pikë e fortë për Vllazninë gjithmonë kanë qenë tifozët, të cilët e kanë mbështetur ekipin jo vetëm brenda në Shkodër, por edhe jashtë qytetit.tifozet e vllazniseDuke e shoqëruar skuadrën në çdo transfertë në mbarë vendin dhe jo vetëm. Edhe kësaj radhe në Durrës, ku shkodranët do tw luajnë ndaj Teutës ditën e dielë, pritet të ketë edhe një numër të konsiderueshëm nga Shkodra.

Të parët që shoqërojnë ekipin patjetër janë grupimi “Vllaznit” ultras. Të cilët si gjithmonë udhëtojnë të organizuar nga kryeqendra e veriut. Por, po ashtu priten edhe tifozë të tjerë të cilët udhëtojnë në mënyrë private, e që duan të jenë pranë ekipit.

Rezultatet e mira dhe lojërat pozitive që ka shfaqur ekipi i Martinit kanë rritur entuziazmin mes mbështetësve kuqeblu. E po ashtu shpresat mes tyre për kthimin e titullit kampion në Shkodër janë të mëdha, prandaj edhe tifozët kërkojnë të jenë pranë ekipit në çdo moment dhe çdo ndeshje.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL