SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo e kanë malore, rrugëtimi drejt “play-off” (E PLOTË)
Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia janë njohur me shortin aspak bujar, nëse duan të shkojnë në fazën “play-off”.

Egnatia duhet të fitojë kundër Dinamo Minsk, për të sfiduar më pas fituesin e çiftit Olimpija Ljubjana-Inter Eskaldes. Vllaznia dhe Dinamo kanë short edhe më të vështirë.
Nëse kuqeblutë mposhtin Vikingurin, do përballen me fituesin e H.Bol Tfelag-Brondby. Danezët e Brondby janë padyshim favoritë për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës.
Dinamo po ashtu do e ketë mjaft të vështirë. Pasi fati ishte në anën e tyre deri në turin e dytë, goglat i kanë rezervuar fituesin e çiftit Zire-Hajduk Split. Fillimisht duhet mposhtur Atletik Eskaldes.
SHORTI PËRFUNDIMTAR
Olimpija Ljubjana/Inter Eskaldes vs Dinamo Minsk/Egnatia


Deçiq-Rapid vs Dunde-UNA Strasen

Vllaznia-Vikingur vs H.Bol Tfelag-Brondby
Zire-Hajduk Split vs Atletik Eskaldes-Dinamo

Larne-Prishtina vs Varazdin-Santa Klara



PANORAMASPORT.AL













