Shifrat hedhin poshtë shpjegimet e Partizanit për shkarkimin, bilanci i Kërnajës ishte njëlloj si Tetova dhe më mirë se Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2026 | 22:05

Shifrat hedhin poshtë shpjegimet e Partizanit për shkarkimin, bilanci i Kërnajës ishte njëlloj si Tetova dhe më mirë se Daja

Klubi i Partizanit mori sot vendimin për të larguar nga drejtimi trajnerin Oltijon Kërnaja, duke e justifikuar këtë me mungesën e rezultateve në ndeshjet e fundit dhe me kompromentimin e  objektivave të klubit. Por shifrat thonë se argumentimi i Partizanit në teori në qëndron.

kernaja

Sigurisht, të kuqtë janë jashtë Kupës së Shqipërisë dhe për momentin jashtë katërshes së parë të kampionatit. Megjithatë, nën drejtimin e Kërnajës, ekipi ka bërë mjaft mirë dhe statistikat që kur ai u ul në pankinën e skuadrës së parë, shohin një bilanc që mund të cilësohet padyshim pozitiv kur mendon se asokohe gjendej në fundin e tabelës.

Nën drejtimin e Kërnajës, Partizani ka marrë 41 pikë në 27 ndeshje. Nuk duken shumë, por të njëjtën kuotë pikësh në këtë periudhë, e ka marrë edhe Egnatia e Edlir Tetovës. Vetëm Elbasani me 51 dhe Vllaznia me 47, kanë bërë më mirë se të kuqtë në të njëjtën periudhë kohe.

Të gjithë të tjerët kanë bërë më keq, duke filluar nga Dinamo e Ilir Dajës që ka regjistruar vetëm 35 pikë në të njëjtën periudhë. Me pak fjalë, të paktën sipas shifrave argumentimi i Partizanit për kompromentimin e objektivave, duket si gjëja e fundit për të cilën duhej vendosur shkarkimi i Kërnajës nga drejtimi i kuqve.

PIKËT E SKUADRAVE NË PERIUDHËN E DREJTIMIT TË KËRNAJËS

51 Elbasani
47 Vllaznia
41 Egnatia
41 Partizani
35 Dinamo
30 Tirana
30 Flamurtari
29 Bylis
28 Teuta
28 Vora

PANORAMASPORT.AL