Shfaqet edhe Kërnaja përkrah Ibraimit, te Partizani njoftojnë për situatën e mbrojtësit të dëmtuar
Mbrojtësi i Partizanit, Albion Marku, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas dëmtimit të rëndë që pësoi ndaj Egnatias në fundin e pjesës së parë të kampionatit dhe do të mungojë për vijimin e sezonit.

Të kuqtë nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se ndërhyrja kë shkuar mirë dhe së shpejti mbrojtësi do të nisë procesin e gjatë të riaftësimit për t’u kthyer në fushën e lojës.
“Albion Marku ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Egnatias. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Shumë shpejt lojtari do të nisë edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.
FK Partizani i uron Markut rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhej në njoftimin e Partizanit të postuar në rrjetet sociale, ku kishte edhe foton e futbollistit pas operacionit me një delegacion të të kuqve ku ishin edhe trajneri Kërnaja e drejtori Ibraimi.

PANORAMASPORT.AL













