Postuar: Mars 16, 2026 | 21:29
SHBA e “rrëmbeu” nga Shqipëria, talenti i mesfushës bëhet një nga më të vlerësuarit e botës
Adri Mehmeti është një nga talentet më të vlerësuar në botë. Dhe pse vetëm 16 vjeç, vlerësimi i tij në tregun e “transfermarkt” ka shkuar tashmë 1 milion euro.

Mesfushori është titullar i Nju Jork Red Bull në MLS, duke treguar besimin e lartë nga ana e klubit të tij. Kujtojmë se luante fillimisht me Shqipërinë U-15, para se SHBA ta merrte tek ekipi i vet U-15.
Duhet thënë se nga lojtarët e moshës 16-vjeçare, Mehmeti qëndron në vendin e tetë për vlerësimin në treg. Mbetet për t’u parë ndërkohë, nëse do të ketë një rikthim te Shqipëria.
Fakt është se skautët nga Europa po e vëzhgojnë. Bajern Mynih, Arsenal, Çelsi dhe PSG kanë shprehur interesim deri tani.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













