Postuar: Prill 5, 2025 | 20:36
Sa shumë skarcime te Tirana, kush është futbollisti i vetëm që është aktivizuar titullar në derbin e sezonit të shkuar
Tirana do të luajë të hënën me Partizanin, por në formacionin startues do të jetë vetëm një lojtar që ka luajtur si titullar në derbin e fundit të sezonit të shkuar.

Andi Koçi dhe kapiteni i Tiranës, Përgjoni
Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, i cili në sfidën e fundit të sezonit që lamë pas ishte titullar. Të gjithë lojtarët e tjerë janë larguar. Veç Përgjonit, skarcimit i kanë shpëtuar Mici dhe Selmani. Gjithsesi, këta futbollistë në atë ndeshje ku u mund Tirana, ndeshjen e nisën nga stoli i rezervave.
PANORAMASPORT.AL













