“Rrufe” në qiell të hapur para Tiranës, Flamurtarit i largohet mesfushori që vlerësohej 600 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2026 | 22:33

“Rrufe” në qiell të hapur para Tiranës, Flamurtarit i largohet mesfushori që vlerësohej 600 mijë euro

Uilliam Baeten nuk ishte pjesë e Flamurtarit ndaj Bylisit, ndërsa mori minuta në ndeshjen e mëparshme me Elbasanin. Për 28-vjeçarin tregohet se është larguar nga kuqezinjtë.

Screenshot 2026-01-20 124438

Baeten afrohej në verë me bujë te Flamurtari, pasi vlerësimi i tij në treg ishte 600 mijë euro. 28-vjeçari nga Belgjika nuk i arriti asnjëherë pritshmëritë te Flamurtari.

Mesfushori pritet të kthehet në Rumani. Aty ku pikërisht luante para se të transferohej te Flamurtari.

Vlonjatët do e luajnë ndeshjen e radhës me Tiranën. Ky takim është i vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Aktualisht kuqezinjtë mbajnë vendin në zonën e “play out” me 4 pikë më tepër se bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL