Rrethi Çiklistik, belgu Koman fiton Etapën 1. Sot radha e garës Lezhë-Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2026 | 13:23

Rrethi Çiklistik, belgu Koman fiton Etapën 1. Sot radha e garës Lezhë-Elbasan

Ka startuar dje Rrethi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, një prej ngjarjeve më të vjetra sportive në vendin tonë. Gjithçka u hap me prezantimin tradicional në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për t’i lënë më pas vend garës, e cila ka gjithsej pesë etapa për një distancë prej 771.2 km në total.0000000000ETAPA E PARË Rrethi Çiklistik i Shqipërisë dhuroi menjëherë emocione dhe rivalitet me 18 ekipet që luftuan fort që në etapën e parë me itinerar Tiranë-Reps-Lezhë, garë me distancë 177.3 km. Një etapë e karakterit fushor, e cila thirri në apel sprintierët. Protagonisti i madh i ditës së djeshme ishte Kjell Koman i skuadrës “B-Close Bal-Enzo Cycling”. Çiklisti belg u shpall fi tues i etapës, duke regjistruar kohën 3 orë, 52 minuta e 41 sekonda.

I dyti në finish mbërriti Iustin-Ioan Vaidian i Rumanisë, me diferencë +3 sekonda. Podiumi u plotësua nga një tjetër rumun, Alin Toader, me +12 sekonda nga kreu, i cili fi toi sprintin me grupin e madh prej 60 çiklistësh që mbërritën së bashku në finish.

Rezultatin më të mirë për Shqipërinë e shënoi Gabriele De Fabritiis, i pozicionuar në vendin e 22-të, me +12 sekonda nga fi tuesi i etapës. Olsian Velia nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i 68-të, duke humbur plot 6 minuta e 38 sekonda nga lideri i garës, ndonëse bëhej fjalë për një etapë kryesisht fushore. Me të njëjtën kohë, Lukas Sulaj Kloppenborg u rendit në vendin e 74-të me fanellën kuqezi. Vendi i 84-t për Leo Pikun, me 14 minuta e 29 sekonda disavantazh.

Ndërkohë, Marolino Hoxha, Alesio Kola, Bekim Tafi li dhe Valentino Kamberaj nuk arritën dot që ta përfundonin garë, duke ngritur fl amurin e bardhë që në etapën e parë. Sot do të jetë radhe për etapën e dytë, Lezhë-Elbasan, garë me distancë 149.9 km. Më tej, të mërkurën do të vijohet me etapën e tretë, Elbasan-Vlorë (172.4km). E enjtja do ofron etapën e katërt, Vlorë-Vlorë (148.8 km), ndërsa Rrethi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të mbyllet të premten me etapën e pestë dhe të fundit, Vlorë-Fier (122.8 km).50 51

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL