Romancë dashurie dhe mall, sulmuesi i Flamurtarit i dërgon letër bashkëshortes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2025 | 20:48

Romancë dashurie dhe mall, sulmuesi i Flamurtarit i dërgon letër bashkëshortes

Romancë dashurie dhe mall te Flamurtari. Nga kampi në Bolu të Turqisë, ish-lojtari i Real Madrid, Hoze Rodriguez nuk ka duruar po i ka dërguar me postë, në Spanjë një letër bashkëshortes së tij, Tamara duke i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen.

HOZE3

“Panorama Sport”, zbardh letrën: “Falënderoj Zotin për mundësinë që më dha të të dua dhe të më duan. Dashuria jonë lindi në zemrën tënde dhe do të zgjasë përjetësisht. Ti je drita ime udhërrëfyese. Duaje gruan tënde siç do veten”, shprehet Rodriguez në letrën në spanjisht.

HOZE

Nga ana tjetër, një mesazh i ka ardhur Rodriguezit edhe nga bashkëshortja e tij Tamara. “Jam me fat që të kam”, i përgjigjet ajo.

PANORAMASPORT.AL