RIVALITETI/ Kryeqytetasit e Partizanit fitojnë rregullisht ndaj Egnatias, por “trullosen” në sfidat kyçe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2025 | 22:11

RIVALITETI/ Kryeqytetasit e Partizanit fitojnë rregullisht ndaj Egnatias, por “trullosen” në sfidat kyçe

Në një nga sezonet më të komplikuara në vitet e fundit, Partizani ka mundur të kualifikohet në katërshe dhe të bëhet pjesë e “Final 4”.

egnatia partizani

Të kuqtë tashmë kanë shanse të njëjta me të gjithë për të fituar titullin, teksa disavantazhi i vetëm është fakti se në gjysmëfinale u duhet të fitojnë me patjetër, sepse barazimi i dërgon në shtëpi. Mesditën e pardjeshme u përcaktua edhe rivali që do të ketë përballë dhe ajo është Egnatia. Ndeshja do të luhet më 5 maj në “Arenën Kombëtare”.

EGNATIA – Historiku i ndeshjeve me rrogozhinasit në këtë sezon është më i gjatë se me tre rivalët e tjerë. Partizani dhe Egnatia janë ndeshur plot gjashtë herë deri më tani, katër në kampionat dhe dy në Kupë, teksa fati i vë përballë edhe në “Final 4”, për herë të shtatë, çka përbën padyshim një precedent të rrallë. Kjo mes Partizanit dhe Egnatias përbën një betejë mes dy rivalëve më të mëdhenj të dy viteve të fundit.

Në gjashtë beteja të tyre në këtë sezon, bilanci është në favor të “Demave” sa u përket rezultateve, por Egnatia ishte ajo që fitoi gjysmëfinalet e Kupës, duke përmbysur humbjen minimale të ndeshjes së parë. Të kuqtë kanë arritur të fitojnë tri ndeshje, një në Kupë dhe dy në kampionat, kundrejt dy fitoreve të Egnatias në dy kompeticionet dhe një barazimi.

Fakti është se kjo dyshe u përballën vjet në finalen e titullit, që pa fitues pikërisht rrogozhinasit. Skuadra e Tetovës, në ndeshjet vendimtare ka ditur si të fitojë përballë “Demave” dhe mund të konsiderohen si rivali më i sikletshëm në të tilla beteja. Këtë fakt e pranoi edhe vetë trajneri Gega, i cili gjithsesi shkon pa presion, sepse objektivi për kalimin në Europë është arritur tashmë.

PERBALLJET PER KETE SEZON

PANORAMASPORT.AL