Rikthimi i Randi Dumfur, trajneri Gjoka përqafon ganezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2025 | 23:24

Rikthimi i Randi Dumfur, trajneri Gjoka përqafon ganezin

Pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e barazuar me Elbasanin dhe mungesës në takimin e së hënës me Partizanin, Skënderbeu do të ketë në dispozicion për takimin e ardhshëm kundër Vllaznisë në transfertë edhe Randi Dumfur.

DUMFUR

Ganezi u cilësua si një mungesë e rëndësishme në humbjen e fundit në Korçë dhe bashkimi i tij me grupin shihet si një armë më shumë në prapavijë për korçarët. Pjesa tjetër e ekipit, veç dy dilemave të Bismark dhe Shaqes, është në dispozicion të trajnerit Gjoka për të vendosur më pas se cili do të jetë rreshtimi përfundimtar për ndeshjen e fundjavës në transfertë ndaj Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL