Rikthehet një titullar, Partizani dy mungesa ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2026 | 23:51

Rikthehet një titullar, Partizani dy mungesa ndaj Vllaznisë

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e “Loro Boriçit” në transfertë me Vllazninë. Të kuqtë në këtë ndeshje do të mund të mbështeten te rikthimi i një prej liderëve të repartit difensiv si ai i Altin Bytyçit. 25-vjeçari, nuk ishte pjesë e skuadrës në takimin e fundit të kampionatit ndaj Teutës për shkak se kishte plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë, teksa u zëvendësua nga Andi Janjeva.

partizani

Megjithatë, tashmë qendërmbrojtësi rikthehet në gatishmërinë e trajnerit Oltijon Kërnaja dhe mund t’i japë më shumë siguri prapavijës së “Demave të Kuq” përkrah Sembene. Në këtë sezon, Bytyçi ka qenë një nga lojtarët më stabël të 11-tëshes titullare duke koleksionuar 17 paraqitje në Superiore. Ndërkohë, nga ana tjetër, pritet që edhe për këtë takim të padisponueshëm për t’u aktivizuar të jenë Marcelino Preka dhe Albers Keko për shkak të problemeve fizike.

Dyshja mungon prej një kohe të gjatë, Preka mungon saktësisht nga nëntori i vitit të kaluar ndërsa nga ana tjetër, Keko i mungon skuadrës prej verës nga ndeshjet e Kupave të Europës ndaj Kalju. Megjithatë, sulmuesi është rikthyer në stërvitje dhe pak nga pak po merr ngarkesën e duhur, ndërkohë dihet tashmë mungesa e Albion Markut që iu nënshtrua edhe operacionit.

PANORAMASPORT.AL